Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë bërë përmirësime edhe për herë të tretë në propozim – rezolutën e tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun. Raportohet se në versionin e ri shkruan qartazi se forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga Iraku nëse diç e tillë kërkohet nga qeveria e Irakut. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Franca, Rusia dhe Kina kishin shprehur shqetësimet e tyre lidhur me dy versionet e mëparshme të propozim – rezolutës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë.
XS
SM
MD
LG