Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe politikë të Jashtme, Javier Solana, ka kërkuar nga kosovarët që të mos ta pranojnë dhunën si pjesë të shoqërisë së tyre.
"Një shoqëri ku vriten fëmijët 16-vjecarë nuk është një shoqëri e shëndoshë dhe nuk i përket Evropës", ka deklaruar Solana në Prishtinë, gjatë vizitës që ka zhvilluar atje. Komentet e Solanës erdhën pas vrasjes, fundjavën e kaluar, të një adoleshenti serb në Kosovë.
Nga ana tjetër Solana ka shprehur pakënaqësinë me ritmet e sanimit të dëmeve të shkaktuara nga dhuna e marsit, e vecanërisht në rindërtimin e shtëpive të pakicës serbe.
Solana është takuar me kryetarin dhe kryeministrin e Kosovës si dhe me përfaqësuesit politikë shqiptarë e serbë.
XS
SM
MD
LG