Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Brenda pak ditëve Këshilli i Sigurimit do votojë mbi rezolutën e re të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe lidhur me Irakun.
Kjo rezolutë parasheh kalimin e pushtetit tek vendorët dhe raportet mes qeverisë irakiane dhe forcave të koalicionit. Lidhur me zhvillimet në Irak, ministri i jashtëm britanik, Jack Straw tha:
"Do vazhdojë të ketë nga ata që synojnë të ndërpresin kalimin e sukseshëm të Irakut drejt demokracisë, përmes bombave dhe jo përmes kutive të votimit. Por qeveria irakiane është e vendosur që t'i mundë ata që duan dhunën dhe ne do t'i ndihmojmë në këtë rrugë."
Straw, ka mbështetur diskutimet mbi projekt rezolutën në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG