Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në takimin e dytë të grupit Përkrahës për Kosovën, të mbajtur sot në Prishtinë, Grupi i Kontaktit është shprehur i zhgënjyer me procesin e rindërtimit në Kosovë pas trazirave të marsit. Institucioneve të
Kosovës u është rekomanduar të shpejtojnë me implementimin e standardeve si dhe që të kenë si prioritet të vetin rritjen e shkallës së sigurisë, rindërtimin, kthimin e të zhvendosurve dhe sundimin e ligjit. Në anën tjetër, liderët kosovarë thanë pas takimit se në Kosovë megjithatë janë shënuar përparime dhe kërkuan me shumë përgjegjësi dhe vazhdimin e procesit të bllokuar të privatizimit.
XS
SM
MD
LG