Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Para votimit që do të mbahet sot, disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit e mbështetën projekt rezolutën për Irakun.
Shefat e diplomacive franceze dhe gjermane, Michael Barnier dhe Joschka Fischer, thanë se vendet e tyre do të votojnë për rezolutën, ndërsa përfaqësuesi i Kinës Liu Jianchao u shpreh:
"Krahasuar me draftin e parë, vërejtëm përmirësime në shumë aspekte. Shpresojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të vazhdojnë t'i dëgjojnë mendimet e vendeve tjera për të arritur konsenzusin e përbashkët" tha Jianchao.
Rezoluta i përcakton kushtet e sovranitetit të Irakut pas bartjes së pushtetit në 30 qershor.
XS
SM
MD
LG