Ndërlidhjet

SEA ISLAND/SHBA


Presidenti amerikan George Bush ka parashikuar votim unanim në Këshillin e Sigurimit në favor të rezolutës për Irakun.
"Nëse gjërat shkojnë mirë, do të jetë votim unanim, i cili do të thotë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë të interesuar të punojnë së bashku, për të siguruar që Iraku të jetë i lirë, paqësor dhe demokratik", tha Bush.
Presidenti amerikan i bëri këto komente në ujdhesën bregdetare në shtetin federal Georgia, ku janë tubuar liderët e grupit G-8 në samitin e tyre ekonomik.
Në Londër, sekretari i jashtëm britanik Jack Straw gjithashtu shprehu bindje për miratimin unanim të rezolutës.
"Është një ngjarje historike, një pikënisje për Irakun, që nënkupton se argumentet e kaluara nëse duhej apo nuk duhej filluar luftën, bashkësia ndërkombëtare do t'i lërë pas vetes, dhe sevili do të mbështesë qeverinë e re të Irakut", tha Straw.
Përfaqësuesit e Kinës, Gjermanisë, Francës dhe Spanjës thanë se do votojnë pozitivisht, ndërsa shpresat për votimin e rezolutës i shfaqi edhe ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiyar Zebari.
Rezoluta i përcakton kushtet e sovranitetit të Irakut pas bartjes së pushtetit në 30 qershor.
XS
SM
MD
LG