Ndërlidhjet

BAGDAD


Një operacion i ushtrisë amerikane në Irak ka rezultuar me lirimin e tre pengjve italianë dhe të një polaku.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi e quajti operacionin "përfundim i lumtur i një rrëfimi që mund të ishte tragjik", ndërsa ministri i Jashtëm Franco Frattini tha se operacioni i shpëtimit ishte kompleks, por me rrëmbyesit nuk u bë kurrfarë kompromisi.
Në dhunën e sotme në Irak, nga shpërthimi i dy automjeteve në Mosul dhe Baquba, u vranë të paktën 14 irakienë dhe një ushtar amerikan.
Ndërkohë, tre ushtarë sllovakë, dy polakë dhe një lituanez, e humbën jetën gjatë çminimit të një zone në jug të Bagdadit.
Po sot, kryeministri i Irakut Iyad Allawi tha se qeveria e përkohshme e ka vënë nën kontroll të plotë industrinë e naftës dhe të ardhurat prej saj.
"Dua të njoftoj se prej sot, sovraniteti i plotë i industrisë së naftës i është kthyer Ministrisë së Naftës dhe qeverisë së Irakut", tha Allawi.
Ai tha se të ardhurat nga nafta tani do t'u shërbejnë "të gjithë irakienëve".
XS
SM
MD
LG