Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Torturimi i të dyshuarve për terrorizëm nuk është produktiv dhe nuk justifikohet me ligjet amerikane dhe ndërkombëtare, tha prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.
John Ashcroft i bëri këto komente në Komitetin e Senatit për Drejtësi, i cili e diskuton çështjen e terrorizmit ndërkombëtar.
Dëshmia e Ashcroft-it vijoi pas zbulimit që bënë mediat amerikane, sipas të cilit, zyra e prokurorit të përgjithshëm, para dy vjetësh e kishte këshilluar Shtëpinë e Bardhë se torturimi i të dyshuarve të Al Kaidës, të kapur jashtë Shteteve të Bashkuara, mund të justifikohet.
XS
SM
MD
LG