Ndërlidhjet

logo-print

XHORXHIA – SHTETET E BASHKUARA


Ka filluar takimi i drejtuesve më të lartë shtetërorë të 8 vendeve më të industrializuara të botës. Tema kryesore e debatit do jetë Iraku. Udhëheqësit G-8 po takohen me drejtuesit e disa vendeve arabe dhe myslimane për të diskutuar nismën e presidentit Bush për nxitjen e demokracisë dhe lirisë në Lindjen e Mesme.
Reformat e propozuara nga Shtetet e Bashkuara synojnë të ulin shkallën e tensioneve politike në Lindjen e Mesme, të cilat janë një nga burimet e terrorizmit.
Pritet që presidenti i sapozgjedhur i Irakut, Ghazi al-Jauer, të prezantohet me drejtuesit e G-8.
Ndërsa presidenti Bush ka kërkuar rol më të madh për NATO-n në Irak.
XS
SM
MD
LG