Ndërlidhjet

logo-print

XHORXHIA- SHTETET E BASHKUARA


Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës, të mbledhur në Shtetet e Bashkuara, po diskutojnë me drejtuesit e vendeve arabe dhe myslimane Irakun dhe planin amerikan për nxitjen e demokracisë në Lindjen e Mesme.
Drejtuesit e Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Marokut kanë hedhur poshtë ftesat, me justifikimin se plani amerikan synon të imponojë reformat demokratike perëndimore mbi qeveritë arabe e myslimane në përgjithësi.
Gjatë këtij takimi presidenti Bush ka kërkuar edhe një rol më të madh për NATO-n në Irak.
"Ne besojmë se NATO-ja duhet të jetë e përfshirë në Irak. Ne do të punojmë me miqtë tanë në NATO, që së paku për momentin të vazhdohet me rolin ekzistues, me shpresën se në të ardhmen do ta zgjerojnë praninë e tyre. Natyrisht ka dhe kufizime dhe shume vende të NATO-s nuk janë të gatshme të dërgojnë trupa dhe për ne kjo është e kuptueshme", tha Bush.
Ndërkaq presidenti Chirac ka kundërshtuar këtë ide.
"Nuk mendoj se është detyra e NATO-s të ndërhyjë në Irak. Për më tepër mendoj se nuk është as koha dhe as nuk do të kuptohet si duhet një hap i tillë", tha Chirac, i cili merr pjesë në takim.
XS
SM
MD
LG