Ndërlidhjet

ANKARA


Katër ish-ligjvënës kurdë në parlamentin e Turqisë janë liruar sot nga burgu pas vendimit të drejtësisë turke. Mijëra njerëz kanë përshëndetur të liruarit, derisa Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht këtë hap të Turqisë, duke e parë si shenjë e përparimit të reformave.
Në të tjera zhvillime, Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut, ka nisur gjykimin e cështjes së udhëheqësit kurd Abdullah Ocalan, i njohur si drejtues i lëvizjes për autonomi të kurdëve nga Turqia. Nga konflikti turko-kurd në afro 20 vjet janë vrarë 37 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG