Ndërlidhjet

LONDËR/AMSTERDAM


Sot në Britani dhe në Holandë po mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Deri këtë të diel do të mbahen zgjedhjet edhe në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Në Britani zgjedhen 78 deputetë ndërsa në Holandë 27. Parlamenti Evropian ka gjithsej 732 deputetë. Duke folur lidhur me pjesëmarrjen në këto votime, kryeministri i Holandës, Peter Balkenende, pasi voti në Amsterdam, deklaroi:
-Herën e fundit ne kishim një pjesëmarrje të votuesve 30%. Shpresoj se këtë here do të kemi pjesëmarrje më të lartë. Evropa për çdo ditë po bëhet më e rëndësishme për jetën e përditshme për çdo kend. Shopresoj se qytetarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dite.

Vlerësohet se në 25 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të drejtë vote kanë afro 350 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG