Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Mijëra amerikanë në heshtje i bënë sot nderimet e fundit ish presidentit amerikan, Ronald Reagan, që vdiq të shtunën e kaluar në moshën 93 vjeçare. Këto homazhe u bënë në ndërtesën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa para arkivolit me trupin e ish presidentit Reagan, fioli zëvendës-presdienti amerikan, Dick Cheney:
-Përafërsishit një gjeneratë pas debateve të pasionuara të viteve të Reaganit, që po zgjasin nga ajo kohë, çdo gjë është bujare…kjo është për shkak të njeriut të qetë dhe të dashur që qëndroi në qendër të zhvillimeve.

Në sallën e Kongresit, që ishte ndërtuar në vitin 1865, arkivolin me trupin e të ndjerit e pritën afro 800 persona. Për nder të ish presidentit Reagan, u shkrepën 21 të shtëna nga armë artilerike, ndërsa në qiell fluturuan 21 aeroplana luftarak të tipit F-15.

E para pranë arkivolit të të ndjerit Ronald Reagan u afrua e shoqja e tij Nensi. Ky moment u përcoll me melodinë "Zoti e Bekoftë Amerikën":
Varrimi i ish presidentit Reagan do të bëhet nesër në Katedralën Kombëtare në Uashington. Ky do të jetë varrimi i parë shtetëror i një presidenti pas vitit 1973, kur në Uashington ishte varrosur ish presidenti Lyndon Johnson
XS
SM
MD
LG