Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Komisioneri Evropian për mardhëniet me jashtë, Chris Patten, ka vlerësuar pozitivisht përparimin e bërë nga Kroacia në përmbushje të reformave të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pritet që Brukseli zyrtar t'i japë Kroacisë statusin e kandidatit zyrtar. Gunter Ferhojgen komisioneri evropian për zgjerimin, me këtë rast ka thënë:
"Ne e kemi Kroacinë në dhomën e pritjes dhe sipas këndvështrimit tim tani i kemi larguar të gjitha vështirësitë, prandaj javën e ardhshme mund t'i japim Kroacisë një sinjal të qartë. Pres që bisedimet me Kroacinë të hapen në fillim të vitit tjetër."
XS
SM
MD
LG