Ndërlidhjet

BAGDAD


Një patrullë e forcës shumëkombëshe që vepron në Irak është sulmuar në afërsi të qytetit Hilla, por nuk ka informacione për viktima. Ndërkaq gjatë ditës ka pasur luftime në mes të mbështetësve të klerikut radikal Moqtda al-Sadr dhe trupave amerikane në Bagdad, ku është vrarë një militant dhe janë plagosur disa të tjerë.
Ushtarët amerikanë kanë parandaluar një sulm kundër një naftësjellësi në veri të Irakut. Kryeministri irakian ka njoftuar se Iraku ka humbur mbi 200 milionë dollarë gjatë 7 muajve të fundit si pasojë e sulmeve kundër rrjetit transportues të naftës.
XS
SM
MD
LG