Ndërlidhjet

XHORXHIA – SHTETET E BASHKUARA


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se demokratët amerikanë nuk kanë të drejtë morale të kritikojnë presidentin Bush për luftën në Irak. Putin, duke folur para gazetarëve në fund të takimit të 8 vendeve më të industrializuara të botës, krahasoi luftën në Irak me fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë, për të zgjidhur krizën e Kosovës në vitin 1999. Presidenti rus nënvizoi se ishte administrata Clinton ajo që autorizoi sulmet ajrore të NATO-s. Rusia ka kundërshtuar ndërhyrjen e NATO në vitin 1999, derisa Putin ripërsëriti se bazuar në këtë fakt demokratët amerikanë nuk kanë të drejtë morale të kritikojnë Bushin për ndërhyrjen në Irak.
XS
SM
MD
LG