Ndërlidhjet

SARAJEVË


Komisioni i ngritur nga Qeveria Serbe e Bosnjës ka pranuar për herë të parë se forcat serbe kanë vrarë mijëra boshnjakë në Srebrenicë, por nuk i ka quajtur vrasjet si gjenocid.
Komisioni ka deklaruar se "pranon dhe përballet me faktin se anëtarë të popullsisë serbe kanë kryer krime në Srebrenicë në korrik të vitit 1995".
Në Srebrenicë janë vrarë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë nga forcat serbe. Të akuzuarit kryesor për masakrën e Srebrenicës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladic janë ende në liri.
XS
SM
MD
LG