Ndërlidhjet

SIMI VALLEY\KALIFORNI


Amerika i dha lamtumirën e fundit ish presidentit Ronald Regan.
Trupi i Reganit u vendos të prehet në librarinë e tij presidenciale në një kodër që sheh në Oqeanin Pacifik në Simi Valley të Kalifornisë.
Regan, presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara u varros me nderime të plota ushtarake.
Në ceremonialin mortor përveç tre fëmijëve Michel, Patti dhe Ron, dhe bashëkshortes Nancy, morën pjesë rreth 720 anëtarë të familjes dhe të afërm të tjerë.
"Në çastin e fundit , kur i hapi sytë, të cilët nuk i kishte hapur ditë me radhë, ai e shikoi nënën tonë, duke na treguar se as vdekja nuk e mund dashurinë", tha Patti Davis, e bija e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Ronald Regan.
XS
SM
MD
LG