Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka refuzuar kërkesën e Bashkimit Evropian për të ndërprerë ndërtimin e një reaktori të rëndë bërthamor në qendër të vendit. Ministri i jashtëm iranian Kamal Kharrazi tha se shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit janë të pavenda.
"Irani duhet të merret seriozisht, Irani është i fuqishëm dhe duhet të njihet si anëtar përgjegjës i Klubit Bërthamor, kjo është e paevitueshme. Irani nuk do të lëshojë pe nga të drejtat e tij për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, " tha ministri Kamal Kharrazi. Teherani thotë se reaktori do të prodhojë material bërthamor për nevoja mjekësore dhe hulumtuese. Por ekspertët për kontrollin e armëve thonë se reaktori mund të përdoret edhe për përdorimin e armëve nukleare.
XS
SM
MD
LG