Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, në një akademi solemne të organizuar me rastin e pesëvjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, më 12 qershor 1999, tha se kjo është dita më e madhe e historisë moderne të vendit dhe ditë e festes kombëtare. Rugova deklaroi se Kosova tani po hyn në fazën e zhvillimit ekonomik, por kërkoi që institucionet e Kosovës, duhet të kenë përgjegjësi më të madhe. Në këtë akademi morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të zyrave të shteteve evropiane në Prishtinë, etj.
XS
SM
MD
LG