Qytetarët serbë do të votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri. Kjo është hera e katërt që Serbia mban zgjedhjet presidenciale në dy vitet e fundit. Zgjedhjet e kaluara jane anuluar, sepse nuk është arritur 50 përqindëshi i daljes së votuesve, kërkesë kjo që tani është hedhur poshtë.
Vendvotimet hapen edhe në territorin e Kosovës. UNMIK-u ka thënë se as nuk i ndalon e as i përkrah këto zgjedhje. Ndërkohë, drejtues të disa subjekteve shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve me arsyetimin se Serbia nuk është shtet i tyre.