Ndërlidhjet

PRAGË


Votuesit në 19 shtete evropiane zgjedhin sot kandidatët për Parlamentin Evropian, duke përfunduar zgjedhjet e para që nga zgjerimi i bllokut në maj.
6 shtete të BE-së tashmë kanë përfunduar votimin.
Historiani francez dhe ish ministër i qeverisë franceze, Max Gallo, për zgjedhjet nga të cilat do të zgjedhen 732 europarlamentarë thotë:
"Paradoksalisht, në kohën kur këto zgjedhje kanë një rëndësi domethënëse për Evropën, çështjet nacionale dominojnë agjendën si në Britaninë e Madhe, në Holandë, në Lituani, në Poloni ose në Francë. Kjo më con në përfundimin se nuk ekziston një opinion politik evropian, s'ka hapësirë evropiane për debat dhe ky debat edhe më tej mbetet më shumë lokal," thotë Gallo.
XS
SM
MD
LG