Ndërlidhjet

logo-print

LISBONË


Policia portugeze ka paraburgosur 4 tifozë anglezë të futbollit pasi kishin hedhur një kanaqe me gaz lotsjellës në një autobus që po bartte anëtarë të një grupi marshues, që kishte dhënë shfaqje në kampionatin evropian të futbollit.
Rreth 30 mijë përkrahës anglezë priten të shkojnë sot në Lisbonë në ndeshjen me Francën. Në rast të trazirave 600 policë portugezë do të vendosen brenda në stadium. Deri tash Greqia dhe Spanja janë fituesit e parë të kampionatit Evropian.
Sot, ndërkaq do të zhvillohet edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Zvicrës.
XS
SM
MD
LG