Ndërlidhjet

PRAGË


Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në 19 shtete të Bashkimit Evropian janë në përfundim e sipër. Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve katërditëshe që u mbajtën në 25 shtete të BE-së, do të publikohen sonte, pak kohë pasi të mbyllen vendvotimet.
Evropianët kanë votuar për 732 europarlamentarë. Por, zgjedhjet janë shënuar me një mosinteresim të publikut dhe dalja e votuesve është pritur të jetë e ulët.
Njoftimet e para jozyrtare në Gjermani tregojnë se socialdemokratët e kancelarit gjerman Gerhard Schroeder janë mundur nga opozita konservative. Në Greqi ndërkaq, njoftohet se konservatovët e qeverisë kanë fituar kundër opozitës socialiste.
XS
SM
MD
LG