Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një autobombë afër kampit ushtarak të forcave amerikane duke vrarë 7 persona.
Ushtria tha se një ushtar amerikan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Taji, në veri të Bagdadit.
Në al Qaim-afër kufirit me Sirinë dy punëtorë të televizionit irakian Al-Iraqia janë gjetur të vrarë.
Sot në mengjes, ndërkaq, një zyrtar i Ministrisë së Arsimit në Irak, Kamal al- Jarrah, ka vdekur pasi është qëlluar me armë përballë shtëpisë së tij.
Ndërkohë agjencitë njoftojnë për 6 irakianë të vrarë pas përleshjeve me forcat amerikane në lagjen e Sadrit në Bagdad.
Nga ana tjetër kleriku radikal shiit Moqtada al Sadr, po planifikon që të formojë një parti politike që do të merrte pjesë në zgjedhjet demokratike në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG