Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet pakistaneze thonë se kanë arrestuar 9 persona që dyshohet se janë anëtarë të al Qaidës. Dyshohet se ata ishin të përfshirë në tentimvrasjen e një zyrtari të lartë pakistanez javën e kaluar.
Nga ana tjetër një zyrtar i armatës pakistaneze ka thënë se forcat e sigurisë së këtij vendi kanë vrarë të paktën 8 militantë të dyshuar, që po përpiqeshin të hynin në vend nga Afganistani.
Forcat e sigurisë së Pakistanit në 5 ditët e fundit kanë filluar një operacion të zgjeruar kundër militantëve, që kanë lidhje me Al Qaidën.
XS
SM
MD
LG