Ndërlidhjet

PRAGË


Koalicionet qeveritare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë humbjet në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Shumica e partive në pushtet kanë shënuar rezultate të dobëta në të parat zgjedhje mbarë evropiane, që nga zgjerimi i fundit.
Ministri i Jashtëm britanik, Jack Straw, e cilësoi votën si protestë kundër qeverive aktuale.
"Pamë se në të gjithë Evropën qeveritë u përballën me votën e protestës kundër tyre. Vetëm në Britaninë e Madhe, konservatorët, partia më e madhe në opozitë, pësoi humbje edhe më të rënda se ne që jemi në pushtet, krahasuar me votimet e 1999", tha Straw.
Koalicionet qeveritare kanë fituar zgjedhjet në Spanjë, Greqi dhe Sllovaki, të cilat janë në pushtet prej pak muajsh. Partitë e qendrës së djathtë do kenë shumicën në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja në këto votime ka qenë tepër e ulët, më pak se 45%, pjesëmarrja më e ulët që nga viti 1979.
XS
SM
MD
LG