Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri irakian, Iyad Alluai, ka bërë të ditur sot në Bagdad se pesë të huaj janë në mesin e 12 viktimave nga sulmi i sotëm në Bagdad, derisa tre të huaj të tjerë janë plagosur rëndë.
"Është një incident fatkeq dhe i mjerë ai që ndodhi sot. Pesë civilë, jo irakianë, janë vrarë dhe tre të huaj të tjerë janë plagosur rëndë. Këta njerëz kanë qenë këtu të ndihmojnë Irakun, të rindërtojë stacionet e energjisë elektrike dhe në përgjithësi infrastrukturën e furnizimit me energji. Njëherësh edhe një numër irakianësh janë vrarë dhe plagosur gjatë sulmit", tha Alluai.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se viktimat janë francezë.
XS
SM
MD
LG