Ndërlidhjet

logo-print

SUKSESI I NIKOLIÇIT, ÇËSHTJE QË SHQETËSON SERIOZISHT


Times

Njeriu të cilin e kanë emëruar si varrmihës, ultranacionalisti Tomisllav Nikoliç, mbrëmë dukej sikur bëhej gati t'i varrosë shpresat e Serbisë për një integrim evropian. Tomisllav Nikoliç nga partia nacionaliste e radikalëve të Serbisë, me 30, 7 % të votave të fituara gjatë ditës së djeshme do të garojë në raundin e dytë kundër kandidatit Boris Tadiç nga Partia Demokratike, i cili ka 27.4 % të votave. Shefi i zotit Nikoliç është Vojisllav Sheshel, i cili tani gjendet në Tribunalin e Hagës nën akuzat për krime lufte, dhe i cili gjatë luftimeve në Kroaci, pati thënë se "kroatëve u duhen nxjerrë sytë me thika të ndryshkura". Por megjithë këtë zoti Nikoliç me vete gjithnjë mban shenjën në të cilën shkruan "Shesheli është hero serb".
Ky nivel i lartë i përkrahjes për zotin Nikoliç, ish-zyrtarin komunal për varreza, tregon për depresionin e thellë që vazhdon ta mbështjellë strukturën politike në Serbi. Dhe derisa pjesa tjetër e Evropës vazhdon t'i afrojë kufijtë, pjesa dërrmuese e Serbisë vazhdon të jetojë në rrymat e krenarisë nacionaliste, në ato të vetëkeqardhjes dhe refuzimit këmbëngulës për të kuptuar se bota megjithatë ka lëvizur që prej rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, në tetor të vitit 2000. Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë ta kontrollojnë një pjesë të madhe të ekonomisë ndërsa rrjetet e kohës së Millosheviçit në strukturat ushtarake dhe ato të kundërzbulimit, vazhdojnë të kenë ndikim të madh.
Zoti Nikoliç duket se ka zbutur retorikën e tij ultranacionaliste, por megjithatë ai ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës. Diplomatët perëndimorë kanë frikë se ai do ta çojë Serbinë drejt një izolimi edhe më të thellë dhe në këtë mënyrë do t'i frikësojë edhe investitorët e huaj, mëse të domosdoshëm. Serbia deri tani është përpjekur tre herë për të zgjedhur presidentin e saj, por këto përpjekje kanë dështuar për shkak se në zgjedhje kanë votuar më pak se 50 % e elektoratit, përfshirë këtu edhe në zgjedhjet që u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar në të cilat Tomisllav Nikoliç kishte fituar më së shumti vota.




XS
SM
MD
LG