Ndërlidhjet

logo-print

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar në takimin e rradhës në Luksemburg edhe rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.
Në mesin e konkluzioneve të takimit lidhur me Kosovën, shefat e diplomacive evropiane vlerësuan punën e ish-shefit të UNMIK-ut, Hari Holkeri, në zbatimin e rezolutës 12-44 dhe përpjekjet për një Kosovë shumë-etnike.
Ata kanë vlerësuar pozitivisht ecurinë e qetë të zgjedhjeve në Serbi, derisa kanë theksuar rëndësinë e turit të dytë të zgjedhjeve.
Duke shfrytëzuar 5-vjetorin e paktit të Stabilitetit, në konkluzionet e takimit, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit rajonal.
XS
SM
MD
LG