Ndërlidhjet

LISBONË


Futbollisti rus Alexander Mostovoi është dërguar në shtëpi nga Kampionati Evropian i Futbollit në Portugali.
Vendimi është marrë pas kritikave të ashpra që ai i kishte bërë trainerit të vet, pas disfatës që Rusia pësoi nga Spanja me rezultatin 1:0.
Në Albufeira, rreth 200 tifozë anglezë janë përleshur me organet e rendit. Bilanci pas intervenimit të policisë është 14 të arrestuar dhe 16 të lënduar.
Pas incidentit, UEFA e paralajmëroi Asociacionin Anglez se ekipi i tyre do të përjashtohet nga garat, nëse tifozët anglezë vazhdojnë të shkaktojnë telashe.
Rezultatin më të lartë deri tani e shënoi Suedia, me fitoren 5:0 ndaj Bullgarisë.
Nëse Henrik Larsson nuk luante, punët do të ishin ndryshe, deklaroi pas ndeshjes traineri i bullgarëve Plamen Markov.
Para ndeshjes së sotme të Çekisë me Lituaninë, kryeministri lituanez është zotuar se do t'i ngjyrosë flokët me ngjyrë të gjelbërt nëse Lituania kualifikohet në çerek-finalen e kampionatit.
Në orët e mbrëmjes luajnë Gjermania dhe Holanda.
XS
SM
MD
LG