Ndërlidhjet

KUALA LUMPUR


Një burrë nga Malajzia ka kërkuar ndihmë nga politika, pasi gruaja ia kishte ndaluar të shohë ndeshjet e kampionatit evropian të futbollit.
Njeriu e kishte paraqitur raportin te byroja politike e partisë që i përket, duke thënë se gruaja ia kishte ndaluar ta shohë ndeshjen mes Francës dhe Anglisë, sepse është dashur të zgjohej herët për t'i çuar fëmijët në shkollë.
Duke mos iu bindur urdhërit, burri ishte ngritur pas mesnate të shohë ndeshjen, por gruaja ishte zgjuar, i ka rënë me teledirigjuesin në kokë, dhe ia ka ndaluar të mos shohë asnjë ndeshje tjetër të kampionatit.
XS
SM
MD
LG