Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush është zotuar që Saddam Husseini t'i dorëzohet qeverisë së re irakiene, e cila do ta marrë pushtetin në 30 qershor.
Por, Bushi mohoi të caktojë ndonjë datë, duke thënë se siguria duhet të jetë në plan të parë.
"Askush nuk do që Saddam Husseini të lirohet, prandaj nëse do të bëhet bartja e përgjegjësisë, ne duam që ai të jetë i siguruar. Ai është vrasës. Ai është kriminel, dhe duhet të sjellet para gjyqit", tha presidenti amerikan.
Bushi gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta bllokojnë rolin politik të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr pas 30 qershorit.
"Qeveria e përkohshme e Irakut do t'ia dalë mbanë me al-Sadrin ashtu si mendon ajo. Ata janë sovranë. Kur themi bartje të pushtetit, ne mendojmë për bartjen e plotë të pushtetit ", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG