Ndërlidhjet

LISBONË


Sot në kuadër të Kampionatit Evropian takohen Portugalia-Rusia dhe Spanja-Greqia.
Takimin e mbrëmshëm dramatik mes Gjermanisë e Holandës vetëm në Gjermani e kanë shikuar 23 milionë veta.
Pas këtij takimi që përfundoi 1 me 1, ish futbollisti i njohur gjerman Franc Bekenbauer, deklaroi se Gjermania me lojën e mbrëmshme ka dëshmuar se mund ta mposhtë cdo kundërshtar.
Bekenbauer ka shtuar se Gjermania mund të arrijë deri në finale. Sipas tij takimi më i vështirë për gjermanët do të jetë me Çekinë.
Ndërkohë, kryeministri Tony Blair ka dënuar dhunën e futbolldashësve anglezë në Portugali duke thënë se huliganët po turpërojnë kombin.
Policia portugeze mbrëmë dhe sot arrestoi edhe 33 britanikë për ndërlidhje me incidentet, pas ndeshjes me Francën.
Policia gjithashtu bëri të ditur se do t'i dëbojë 5 tifozët gjermanë, që mbrëmë sulmuan simpatizuesit holandezë. Ndërkohë, njëri nga futbollistët më të mirë të Italisë, Kristian Vieri, hodhi poshtë kritikat drejtuar kombëtares italiane pas barazimit me Danimarkën dhe tha se puna ekipore do të japë fryte.
XS
SM
MD
LG