Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka emëruar ish zyrtarin e lartë danez për refugjatë të Kombeve të Bashkuara Soren Jessen- Petersen- shef të UNMIK-ut.
Jessen Petersen do ta zëvendësojë Harri Holkerin, i cili u largua këtë muaj për arsye shëndetësore. Jessen Peterssen ka qenë përfaqësues special i BE-së në Maqedoni që nga janari.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës presin nga ai që ta shndërrojë misionin e UNMIK-ut nga një organ ekzekutiv në këshilldhënës.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka shprehur kënaqësinë lidhur me këtë emërim, sepse sic kanë thënë zyrtarët e BE_së është shmangur zgjatja e debateve se kush do të jetë pasardhës i Holkerit në këtë post.
XS
SM
MD
LG