Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk duhet të presin që në samitin e Natos në Stamboll do të ftohen për t'ju bashkuar aleancës ose përcaktimin e ndonjë date për rundin e ardhshëm të zgjerimit eventual, ka thënë mbrëmë Robert Bradtke, zyrtar në departamentin amerikan të shtetit. Zoti Bradtke ka thënë se këto shtete mund të presin vlerësime pozitive të progresit të tyre në implementimin e planit për aksionin e anëtarësimit, inkurajimin për punën e tyre në reforma dhe mesazhin e qartë se Natoja dëshiron që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia të kenë sukses në synimet e tyre për tu anëtarësuar në aleancë. Nga ky samit, që mbahet prei 18 e deri më 29 qershor në Stamboll, këto tri shtete kanë pritur përcaktimin e një afati më konkret kohor lidhur me procesin e pranimit në Nato.
XS
SM
MD
LG