Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Pentagoni ka thënë se sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka urdhëruar ushtrinë që në mënyrë sekrete ti mbajë terroristët e dyshuar në Irak. Pentagoni ka thënë se urdhëri ishte dhënë në tetor të vitit të kaluar me kërkesën e drejtorit të agjencisë CIA, George Tenet. Zëdhënësi i Pentagonit, Bryan Whitman ka thënë sot se terroristët e dyshuar ishin mbajtur, prej muajit tetor, pa ndonjë numër identifikimi dhe pa e informuar Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Është thënë se me këtë rast janë shkelur Konventat e Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të Luftës. Në një konferencë për shtyp, sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, sot tha se "të burgosurit janë trajtuar në mënyrë humane".
XS
SM
MD
LG