Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka shprehur mospajtime me konstatimet e paraqitura në një raport të komisionit që po heton sulmet e 11 Shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Në këtë raport thuhej se nuk kishte dëshmi për lidhshmërinë ndërmjet regjimit të ish liderit të Irakut, Saddam Hussein dhe rrjetit terrorist al-Qaida. Zoti Bush u tha sot reporterëve në Shtëpinë e Bardhë se ka pasur lidhje ndërmet ish regjimit të Saddam Husseinit dhe terroristëve, para suulmeve të 11 shtatorit, që vranë afro 3 mijë njerëz. Në këtë aspekt, zoti Bush tha:
- Kjo administratë kurrë nuk ka thënë se sulmet e 11 shtatorit ishin të orkestruara ndërmjet Saddamit dhe al-Qaidës. Ne kemi thënë se ka ekzistuar një numër kontaktesh ndërmjet Saddam Husseinit dhe al-Qaidës. Për shembull: oficerët e zbulimit janë takuar me bin Ladenin, udhëheqësin e al-Qaidës, në Sudan.
XS
SM
MD
LG