Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u ka thënë vendeve ballkanike që aspirojnë në NATO, se dyert e aleancës mbeten të hapura.
Në letrën dërguar Konferencës Rajonale të ministrave të Mbrojtjes në Shkup, Rumsfeld u ka thënë Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë se lidhjet e tyre me aleancën do të diskutohen në samitin e ardhshëm të NATO-s në Stamboll.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit, ministrat e mbrojtjes kanë shfaqur shpresën se NATO-ja do t'u dërgojë sinjal të fortë të tre vendeve që t'i bashkangjiten aleancës deri në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG