Rrahman Paçarizi, Çagllavicë
Përkushtimi i për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara të serbëve, është edhe shenjë e vullnetit të qeverisë për rikthimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, ka thënë sot Bexhet Brajshori, kryetar i komisionit për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë trazirave të marsit. Këto deklarata ministri Brajshori i ka bërë sot në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, pikërisht tre muaj pas trazirave të dhunshme, në të cilat u vranë 19 persona shqiptarë e serbë dhe u dëmtuan qindra shtëpi dhe objekte të tjera, kryesisht pronë e serbëve. Ministri Brajshori, që bashkë me Ministrin për Ekonomi dhe Financa Ali Sadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve për rindërtimin e 11 shtëpive të dëmtuara të serbëve në enklavën e Çagllavicës, tha se edhe komuniteti serb duhet ta kuptojë se ky është realitet i ri në të cilin po krijojmë të ardhmen tonë të përbashkët: “Vetë ky aktivitet kaq i dendur i programit qeveritar shton mirëbesimin ndërmjet të gjithëve që po jetojnë në Kosovë, pasi institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në këtë drejtim dhe ne nuk do të hezitojmë”, tha ministri Brajshori.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Javier Solana si dhe Grupi Përkrahës për Kosovën patën kritikuar qeverinë për ritmin e ngadalshëm të riparimit të dëmeve të marsit, mirëpo vetë serbët thonë se janë të kënaqur me angazhimin e qeverisë për rindërtimin e shtëpive të tyre të dëmtuara.
Pronari i shtëpisë, e cila sot filloi të rindërtohet, Stanko Kovaçeviç tha se është i kënaqur që shtëpia e tij e djegur më 17 mars, sot po meremetohej: “Edhe pse ka pasur pak vonesë, mendoj se është mirë dhe besoj se ka ende mjaft kohë që kjo të meremetohet dhe të kryhet me kohë”, tha Kovaçeviç, duke theksuar se qeveria u është përmbajtur premtimeve për kohën se kur do të fillojë meremetimi i shtëpisë së tij.
Ai tha se ky përkushtim i qeverisë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ndihmon për kthimin e mirëbesimit për të jetuar në fqinjësi me shqiptarët. “Mendoj se edhe më tej do të vazhdojmë të jetojmë së bashku, pasi këtu kam lindur unë, babai dhe gjyshi im dhe gjithmonë kemi bashkëpunuar me shqiptarët dhe kemi pasur marrëdhënie të mira”, tha Kovaçeviç, gjithsesi i gëzuar që shtëpia e tij do të bëhej e gatshme para se të ftohet moti.
Ky, tha ministri Brajshori, është edhe qëllimi të cilit do t’i përmbahet komisioni që ai drejton, që para ftohjes së motit njerëzit të mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa para dimrit do të jenë të përfunduara edhe shkollat dhe objektet e tjera të dëmtuara.
Ministri Brajshori tha se ishte i kënaqur edhe nga shkalla e bashkëpunimit që ka treguar komuniteti serb: “Unë vazhdimisht ftoj komunitetin serb. Ka përparime të mira. Në Fushë Kosovë ka përparim të mirë, pasi nënkryetari është vërtet bashkëpunues dhe para pak ditësh kur vizitova fshatin Frashër u tregua interesim dhe edhe ky sot është një shembull i mirë. Ka ecje pozitive, por megjithatë duhet një angazhim më i madh i vetë komunitetit serb që bashkë me institucionet t’i sanojmë dëmet dhe të vazhdohet jeta në përgjithësi.
Ndërkaq, Ministri për Ekonomi dhe Financa në qeverinë e Kosovës Ali Sadriu, tha se rindërtimi i shtëpive është vepër konkrete e dëshirës dhe përkushtimit të qeverisë:
“Besoj se do të ecim me ritmin e projeksioneve që janë paraparë dhe është një dëshirë që të kemi një integrim sa më të shpejtë të të gjitha minoriteteve në jetën institucionale, sepse vetëm kështu do të mund të jetojmë, punojmë dhe ta avancojmë Kosovën”.
Komisioni për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë trazirave të marsit ka thënë se më shumë se 31 për qind e shtëpive dhe objekteve të tjera të dëmtuara tashmë janë riparuar dhe pritet që deri në gjysmën e nëntorit të përfundojë i gjithë ky program.