Ndërlidhjet

VJENË


Emërimi i shefit të ri të UNMIK-ut nuk i zgjidh problemet në Kosovë, ka vlerësuar ambasadori austriak në Kombet e Bashkuara Wolfgang Petritch.
"Tani përfundimisht duhet filluar zgjidhjen e statusit të Kosovës, sepse ai nuk do të zgjidhet vetvetiu.
Zgjidhja 'standardet para statusit' që e ofroi ish kreu i UNMIK-ut Michail Steiner, nuk është aktuale. Tani duhet të jetë 'standardet dhe statusi', sepse kthimi i të zhvendosurve, repektimi i të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i administratës janë procese aftgjate", ka thënë ish i dërguari i BE-së për Kosovën.
Në intervistën dhënë gazetës austriake "Kurir", Petritch gjithashtu ka vlerësuar se shefi i UNMIK-ut nuk duhet automatikisht të jetë edhe negociator për ardhmërinë e Kosovës, por duhet të emërtojë një ndërmjetësues special.
"Në Beograd duhet të parashtrohet pyetja se çfarë të bëhet me 2 milionë njerëz, të cilët apsolutisht nuk dëshirojnë të jetojnë në atë shtet. Kjo don të thotë kryengritje e përhershme. Ndërkaq në Kosovë, politikanët duhet të përballen me pyetjen si do t'i zgjidhë pavarësia të gjitha problemet ekonomike dhe strukturore" ka thënë Petrich, duke shtuar se presioni për fillimin e bisedimeve për statusin duhet të vijë nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG