Ndërlidhjet

DUBAI


Rrëmbyesit e inxhinierit amerikan të aeronautikës thanë sot se atë e kanë vrarë.
Në një website islamist janë shfaqur pamje të asaj që pretendohet se janë trupi dhe koka e prerë e të rrëmbyerit Paul Johnson.
Deklarata është nënshkruar nga grupi, i cili e quan veten "organizata Al Kaida në siujdhesën e Arabisë".
Johnson u rrëmbye në Riad të shtunën. Në video mesazhin e publikuar të martën, rrëmbyesit thanë se do ta vritnin, nëse qeveria Saudite nuk do t'i lironte të gjithë militantët e burgosur, por autoritetet e Saudisë thanë se nuk do të negociojnë me "terroristët".
XS
SM
MD
LG