Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Qeveria amerikane tha se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Rusinë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Deklarata u bë disa orë pasi presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se para luftës në Irak, Moska e kishte paralajmëruar Uashingtonin se Saddam Husseini kishte planifikuar sulme terroriste kundër Amerikës.
"Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe të afërta në luftën kundër terrorizmit. Kemi bashkëpunuar në të kaluarën jo vetëm në ndarjen e informatave, por edhe në fusha tjera", tha zëdhënësi i departamentit të Shtetit Adam Ereli.
XS
SM
MD
LG