Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian e kanë përshëndetur marrëveshjen për kushetutën e parë të bllokut.
Kryeministri britanik Tony Blair tha se me këtë marrëveshje Evropa e re po e merr formën e saj.
"Po merr formë një Evropë e re, një Evropë në të cilën Britania mund të krijiojë aleatë dhe të ndjehet si në shtëpi. Një Evropë në të cilën nuk ka pikëpamje dominuese, por ku ka progres të shumëllojshëm, tha Blair.
Ndërkaq presidenti francez Jacques Shirak, e quajti historike marrëveshjen, që u arrit të premten në mbrëmje pas dy ditë negociatash në Bruksel.
"Në të vërtetë, në ndërtimin e Evropës, kjo ditë-18 qershori- dhe kjo marrëveshje, pa dyshim janë historike", tha Shirak.
Para se të fuqizohet, kushtetutën duhet ta miratojnë të 25 shtetet e BE-së.
XS
SM
MD
LG