Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Me rastin e 20 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve nga Kosova të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.
"Të gjithë janë të mirëseardhur. Në Kosovë vuk duhet të ketë diskriminim e as privilegje. Të gjithë do t'i gëzojnë të drejtat e barabarta. Dua t'ju bind se ky është mesazh i sinqertë, me të cilin ju drejtohem të gjithëve që duan të kthehen në mjedisin e të barabartëve. Kosova ka vend për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve", ka thënë në mesazhin e tij Bajram Rexhepi.
Kryeministri ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet t'u ndihmojë refugjatëve, t'u japë shpresë dhe t'i nxitë për t'u kthyer.
XS
SM
MD
LG