Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët botërorë e kanë dënuar ekzekutimin e inxhinierit amerikan Paul Johnson nga militantët në Arabinë Saudite.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se Amerika nuk do të zbrapset nga kriminelët ekstremistë.
"Nuk ka kurrfarë justifikimi për vrasjen. Madje e vranë me gjakftohtësi. Kjo duhet të na përkujtojë se ne duhet të vazhdojmë t'i përndjekim këta njerëz dhe t'i sjellim para drejtësisë, përpara se të lëndojnë amerikanë tjerë", tha presidenti Bush.
Sipas kryeministrit britanik Tony Blair, vrasja tregon se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të jenë të vendosur kundër terroristëve.
"Njerëzit që mund ta bëjnë këtë gjë, janë njerëz me të cilët nuk mund të bisedojmë, ata thjesht duhet t'i mundim. Prandaj duhet të bashkëpunojmë me Amerikën dhe aleatët tjerë, për ta arritur këtë qëllim", tha kryeministri Blair.
Presidenti francez Jacques Chirac tha se është i "tmerruar".
"Jam tmerruar nga shtazëria e aktit dhe nga metodat. Vërtetë nuk mund të gjinden fjalë, sepse kjo është shumë larg nga ajo që quhet nivel njerëzor", tha Chirac.
Ekzekutimi u dënua ashpër edhe nga zyrtarët e Saudisë, qeveria e Jordanit dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan.
Përgjegjësinë për ekzekutimin e Johnsonit e mori grupi i prirë nga Abdulaziz Al-Muqrin, operativi kryesor i Al Kaidës në Arabinë Saudite.
Al-Muqrin më pas u vra gjatë një shkëmbim zjarri me policinë saudite, ndërsa njoftohet se 12 të tjerë janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG