Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë përshëndetur marrëveshjen për kushtetutën e parë të unionit.
"Vërtetë, në ndërtimin e Evropës, kjo ditë, 18 qershori, dhe kjo marrëveshje, padyshim janë historike", tha presidenti i Francës Jacques Chirac
Kryeministri Tony Blair tha se marrëveshja është e mirë për Britaninë, të cilën tani duhet tua shesë euroskeptikëve në referendum.
"Një Evropë e re po e merr trajtën. Evropë, në të cilën Britania mund t'i ndërtojë aleancat dhe të ndjehet si në shtëpi. Një Evropë, në të cilën më nuk do të ketë vetëm një pikëpamje ekskluzive dhe dominante. Evropa e 25-shes është krejtësisht ndryshe", ka thënë Blair.
Që të hyjë në fuqi, kushtetuta duhet të miratohet nga të gjitha 25 vendet anëtare.
XS
SM
MD
LG