Ndërlidhjet

PRAGË


Vendimi Çekisë për të hyrë në Bashkimin Evropian është një nga vendimet më fatale në historinë e saj, sepse Bashkimi Evropian është një institucion i zbrazët, i cili asnjërin nuk e nxit të dalë në votime, ndërsa demokracia mund të jetë e suksesshme vetëm në shtetin nacional, ka vlerësuar presidenti i Çekisë. Vaclav Klaus e ka refuzuar BE-në sepse është i bindur se në themelet e saj shtrihet ideali marksist 'Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni', ndërsa zgjedhësit nuk mund të kontrollojnë se çfarë ndodh në planin mbinacional.
"Hyrja e Republikës Çeke në Bashkimin Evropian është një nga gabimet më fatale të historisë sonë. Ai që këtë e minimizon, është absolutisht njeri i papërgjegjshëm, duhet të turpërohet dhe të skuqet", ka thënë presidenti Klaus në një intervistë për gazetën çeke Pravo.
XS
SM
MD
LG