Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e vendeve anëtare të BE-së e përshëndetën marrëveshjen për kushtetutën e parë të unionit.
"Në ndërtimin e Evropës kjo ditë dhe kjo marrëveshje padyshim janë historike", tha presidenti i Francës Jacques Chirac.
Ndërkaq kryeministri Tony Blair tha se marrëveshja është e dobishme për Britaninë.
"Një Evropë e re po e merr trajtën. Evropë, në të cilën Britania mund t'i ndërtojë aleancat dhe të ndjehet si në shtëpi. Një Evropë, në të cilën më nuk do të ketë vetëm një pikëpamje ekskluzive dhe dominante", ka thënë Blair.
Që të hyjë në fuqi, kushtetuta duhet të miratohet nga të gjitha 25 vendet anëtare.
XS
SM
MD
LG