Ndërlidhjet

SARAJEVË


Dhjetë shtetas të Shqipërisë dhe një shqiptar i Kosovës, janë arrestuar pasi janë përpjekur që ilegalisht ta kalojnë kufirin e Bosnjës, ka bërë të ditur sot policia e Bosnjës. Ata së bashku me dy taksistët, që ishin serbë të Bosnjës, u zunë mbrëmë vonë në qytetin Foçë, që është në lindje të Bosnjës. Është raportuar se ata po mbahen në burgun e Sarajevës. Agjencitë e lajmeve informojnë se Bosnja e pasluftës, me kufijtë e saj poroz, është shndërruar në një vend të përshtatshëm transitor për imigrantët ilegalë, që synojnë të arrijnë në Perëndim.
XS
SM
MD
LG